
TURQI- Lojtari i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi, nuk k zbritur gjatë ditës së djeshme në fushën e lojës kundër Galatasaray, për shkak se drejtuesit e skuadrës së tij të Konyaspor kanë vendosur që ta lënë jashtë listës së lojëtarëve të grumbulluar.
Bashkë me sulmuesin është lënë jashtë listës dhe portieri i parë Paul Bernardoni. Shkak për këtë është bërë kërkesa që dy lojtarët kishin bërë ndaj klubit, për shlyerjen e pagave të prapambetura. Mediat turke konfirmojnë gjithashtu një krizë financiare të klubit ku aktivizohet sulmuesi kuqezi. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke.
Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën. Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, kavajazi kuqezi mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke. Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim.
Ndeshja e zhvilluar dje në Samboll mes Gallatasarayt dhe Konyaspor, përfundoi me shifra 3-0 për vendasit duke rënduar edhe më tepër nga ana sportive situatën e klubit të futbollistit shqiptarë që është në vendin e 16-të vetëm një pikë më tepër se zona e ftohtë./ZËRI