Qytetërim

Ups! Selena dhe Taylor kapen duke bërë thashetheme për Jenner?

Si duket Gomez është shumë e mërzitur me Kylie Jenner që nuk e ka lënë të bëjë një foto me partnerin e saj aktor, Timothee Salame.

f.t
Ups! Selena dhe Taylor kapen duke bërë thashetheme për Jenner?
SELENA GOMEZ DHE TAYLOR SWIFT

SHBA- Golden Globes ka marrë gjithë vëmendjen e shtypit rozë dhe rrjeteve sociale dhe jo vetëm për çmimet e natës. Në trendin e “Golden Globes” të platformës X, janë postuar disa nga momentet epike të mbrëmjes, ku mes tyre nuk do mungonte dyshja e shoqeve Selena Gomez dhe Taylor Swift.

Sigurisht thashethemet për njëri-tjetrin ishin të pashmangshme. Një nga videot që u bë virale është momenti kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj, Taylor Swift , për t'i treguar diçka që më pas do ta befasojë yllin e popit. Si duket Gomez është shumë e mërzitur me Kylie Jenner që nuk e ka lënë të bëjë një foto me partnerin e saj, Timothee Salame.

Në pamjet e shpërndara në rrjet Gomez mund të jetë duke i thënë Swift-it: "Unë kërkova një foto me të dhe ajo (Jenner) tha jo". Shoqja e saj e pyeti me habi: "Me Timoteun?" dhe Gomez pohoi me kokë.

Poll

MOS HUMB