Qytetërim

Kendall Jenner rikthehet me Devin Booker?

Thashethemet për një ribashkim vijnë pak më shumë se dy muaj pasi Jenner u nda nga muzikanti Bad Bunny pas më pak se një viti lidhje.

E.K
Kendall Jenner rikthehet me Devin Booker?
Kendall Jenner dhe Devin Booker

SHBA- Kendall Jenner dhe Devin Booker thuhet se janë duke rindezur lidhjen e tyre vetëm dy muaj pasi modelja u nda nga Bad Bunny. Burimet i thanë TMZ se supermodelja dhe ylli i Phoenix Suns kanë kaluar kohë së bashku së fundmi, por nuk po nxitojnë për asgjë.

Dëshmitarët okularë i thanë Page Six se ata madje panë Jenner, në Dallas këtë javë, ndërsa Booker, ishte në qytet për ndeshjen e ekipit të tij kundër Mavericks të enjten, më 22 shkurt. Thashethemet për një ribashkim vijnë pak më shumë se dy muaj pasi Jenner u nda nga muzikanti Bad Bunny pas më pak se një viti lidhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB