
Komentet e ndryshme në rrjetet sociale janë shkaktuar nga postimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Instagram. Njeriu me më shumë ndjekës në Instagram në planet ka bërë një foto me djalin e tij të madh pas palestrës dhe ka postuar foton.
Futbollisti 39-vjeçar tregon trupin e tij të tonifikuar në mënyrë perfekte, por ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj. Gishtat e lyer të Ronaldos.

E nisi në vitin 2010, ku u shfaq me thonj të lyer në Nju Jork dhe e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shpjegimi i dhënë për lëvizjen e tij është i thjeshtë. Ai ndjek shembullin e Mike Tyson dhe sportistëve të tjerë të MMA, ku lyejnë thonjtë ose i mbulojnë me shirit të zi për të shmangur rritjen e thonjve nga djersa. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e thyerjes së thonjve./ZËRI