
LONDËR- Fakti që Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton janë anëtarët mbretërorë më të dashur nga anglezët, sigurisht që nuk është diçka e re, por në sondazhin e fundit të YouGov duket se kohët e fundit djali i mbretit Charles e ka kaluar Princeshën e Uellsit. Princi Andrew, Duka dhe Dukesha e Sussex janë më pak të preferuarit e publikut.
Me një pikë përqindje (75% me 74%) Princi William ia kalon gruas së tij Kate Middleton dhe zë vendin e parë në mesin e anëtarëve të familjes mbretërore më të dashur nga britanikët. Në një studim të mëparshëm nga YouGov, Kate ishte në krye, veçanërisht pasi u lajmërua se ajo vuante nga kanceri. Pas njoftimit nga familja mbretërore, ajo fitoi një mbështetje mbresëlënëse, duke e rritur popullaritetin e saj në 76%. Megjithatë, kohët e fundit popullariteti i William është rritur më shumë, pasi është shfaqur më shumë në publik, por edhe si një bashkëshort i përkushtuar në krah të princeshës.
Ndërsa princat e Uellsit arritën 75% të opinioneve pozitive, vetëm Princesha Anne arriti një nivel po aq të lartë të popullaritetit me 71%. Princi Harry dhe Meghan Markle nuk vlerësohen shumë nga publiku britanik: 60% shprehën opinione të pafavorshme. Ndërsa Princi Andrew është më i padëshiruari, 87% e britanikëve u shprehën se kanë një mendim negativ për të.
Mbreti Charles III, në vitin e dytë të mbretërimit të tij, ka favorin e gjashtë nga dhjetë britanikë, ndërsa mbretëresha Camilla fiton vetëm gjysmën e popullit anglez. /ZËRI