Qytetërim

“Ka qenë duke kërcyer me Gjyste Vulën për 8 Mars”, ish-fituesi i BBV: Nëna e Bardhit u kthye në Kumanovë për fotot

Sipas ish-fituesit të Big Brother, një ditë para spektaklit, nëna e Bardhit ka qenë në Gjermani, në një event ku ishte e ftuar këngëtarja Gjyste Vulaj

E.K
“Ka qenë duke kërcyer me Gjyste Vulën për 8
Sara, Bardhi dhe menaxheri i kengetarit

TIRANË- Dalja e Bardhit nga shtëpia e Big Brother vijon që të jetë e rrethuar me mister, ndërkohë që teori të ndryshme kanë qarkulluar në rrjet dhe për nënën e tij, nëse ka qenë apo jo e sëmurë. Bardhi u largua menjëherë nga shtëpia, pasi e vëllai e informoi se nëna e tyre ishte në spital, ndërkohë që janë ngritur dyshime se kjo mund të ketë qenë një sajesë nga ana e menaxherit të këngëtarit. Jetmir Agaj, i cili merret me menaxhimin e Bardhit, duket se ka qenë kundër lidhjes së tij me Sarën brenda shtëpisë, dhe kanë pasur dhe debate mes tyre.

Lidhur me situatën ka dhënë versionin e tij edhe fituesi i “Big Brother 6”, gazetari Anaid Kaloti i cila tha se kjo situatë është e gjitha e stisur dhe se mamaja e Bardhit me 8 mars po kërcente jashtë shtetit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ai gjithashtu ka treguar disa mesazhe ku sipas tij nëna e bardhit u kthye nga jashtë vetëm për të bërë foton në spital.

“E ëma e bardhit me 8 mars ishte duke kërcyer tek Gjyste Vulaj në Stuttgart. Ka kaluar në kufij ne 2 të drekës dhe ditën që ka qenë spektakli ajo rezulton të ketë qenë në Gjermani dhe më pas ka ardhur dhe ka bërë këtë foton që për mua është e turpshme. Është një visit normale që mund t’ia bëj çdokush mamasë së tij”, u shpreh Anaidi në Shqipëria Live.

“Ka qenë duke kërcyer me Gjyste Vulën për 8
Mesazhet qe publikoi Anaidi

Pra është situate e stisur?

Kaloti: Po sepse nëse situata do të ishte aq serioze gjëja e parë që do të bënte Bardhi për të justifikuar opinionin publik do postonte story-n në 5 të mëngjesit sapo kishte arritur.

Po pse e nxorën Bardhin?

Kaloti: Ja ta them unë Sara doli nga shtëpia dhe pa që Jetmiri kishte fshire fotot me Bardhin dhe i tha se ti po i prish imazhin. Çfarë menaxheri je ti?

Po përse?

Kaloti: Sepse Sara pretendon që është ajo menaxherja e Bardhit dhe menaxheri e mori e “rrëmbeu” dhe e dërgoi në vendin e lindjes. Ka vetëm një mënyrë që të dalësh nga shtëpia e Big Brother, nëse një familjar është sëmurë, ti njoftohesh në dhomën e rrëfimit dhe nuk pret prime-n. Erdhën me disa letra doktori në dorë ka tensionin e dobët, dhe e nxorën Bardhin nga shtëpia.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB