Qytetërim

Vllaznia nuk njeh humbje, Balaj i dhuron 3-pikëshin kuq e bluve

Ndeshjen në stadiumin “Skënderbeu” e vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak më herët, skuadrës vendëse iu anulua një gol i Ramosit për prekjen e topit me dorë. 

a.l
Vllaznia nuk njeh humbje, Balaj i dhuron 3-pikëshin kuq e bluve
Ndeshja

KORÇË- Vllaznia nuk njeh humbje. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi në kampionat, të 14 në total, që e çon -2 pikë nga Egnatia kryesuese. Një ecuri e pabesueshme e kuqebluve, që duke shfrytëzuar luhatjet në rezultate të ekipeve të tjera pretendente ka arritur të katapultohet në pjesën më të sipërme të tabelës.

Ndeshjen në stadiumin “Skënderbeu” e vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak më herët, skuadrës vendëse iu anulua një gol i Ramosit për prekjen e topit me dorë. 

Në minutat shtesë, pikërisht në të 94-tën, Krymi u ndëshkua me karton të kuq, gjithsesi, në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që shkon në kuotën e 49 pikëve, tri më shumë se Partizani e dy më pak se Egnatia. 

Vllaznia nuk njeh humbje, Balaj i dhuron 3-pikëshin kuq e bluve
Tabela
Poll

MOS HUMB