Qytetërim

Jo vetëm Berat Gjimshiti! Shqiptarët 'shkëlqejnë' në Seria A

Empoli i shqiptarëve mori fitoren e parë në Serie A.

i.h.
Jo vetëm Berat Gjimshiti! Shqiptarët 'shkëlqejnë'
Berat Gjimshiti

ITALI- Berat Gjimshiti ishte i pakalueshëm tek Atalanta në fitoren kundër Veronës në transfertë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7. Falë sigurisë së tij përfitoi e gjithë prapavija bergamaske. Ai tregoi përqendrim dhe ishte i pakalueshëm për sulmuest Bonazoli dhe Ngonge. Për më tepër që iu afrua golit të dytë me një tentativë me kokë.

Nedim Bajrami gjeti golin kundër Interit. Mesfushori i Sasuolos u vlerësua me notën 7 nga “Gazzetta dello Sport” për parpaqitjen e tij në sfidën kundër Interit. Dueli i tij ishte me regjisorin zikaltër Çalhanoglu. Bajrami arriti në shumë raste që ta linte pas rivalin turk. Ai impenjoi Sommer me një të djathtë nga 20 metra, e pati të tjera raste goli.

Empoli i shqiptarëve mori fitoren e parë në Serie A.

Portieri Etrit Berisha e nisi titullar dhe tregoi siguri me pritjet e tij. Vetëm në një rast, atij i erdhi shtylla në ndihmë, ndërsa u vlerësua me notën 6. Në ofensive, vlerësime mori sulmuesi i Shpresave Stiven Shpendi. Ai krijoi vazhdimisht rrëmujë në mbrojten e Salernitanës dhe nëse vazhdon me të tillë ritëm, do të jetë një nga sulmuesit më të forte të kampionatit.

Mbrojtësi Elseid Hysaj zëvendësoi Lazarin në minutën e 80. Ai mori notën 6 për paraqitjen e tij, ndërsa sistemi VAR anuloi një penallti të dhënë pas dyshieme të prekjes së topit me dorë. Armando Broja u aktivizua në minutën e 87 në fitoren që Çelsi mori kundër Braiton në sfidën e raundit të tretë të Karabao Kap.

Në shtesë, Enzo Fernandez i dha atij në passim të mirë, por aksioni u ndal pasi anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Kjo solli edhe acarimin e trajnerit Mauricio Poçetino, që u ndëshkua me karton të verdhë për ankesën e tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB