
PRISHTINË – Që kur është futur në Big Brother, duket se moderatori Meriton Mjekiqi po kërkon vajza të bukura. Ndaj të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë besuar se ai do të niste një lidhje dashurie brenda shtëpisë së BBVIP. Përzgjedhja e tij ishte gazetarja Ilnisa Agolli, e cila u fut në shtëpi si mama ‘single’, 8 vite më e madhe se ai. Çifti tashmë ka shfaqur edhe çaste erotike me njëri-tjetrin, ku kanë dhuruar puthje të nxehta, por edhe prekje përpara kamerave. Ilnisa, që u zgjodh javën e kaluar edhe si e preferuara e publikut, ka treguar detaje nga jeta e saj. Ndërsa, Meritoni nuk ka treguar shumë për të kaluarën e tij.
Por, publuku tashmë e di që Meritoni është dhe babai i një djali. Ai ka pasur edhe një konflikt të fortë verbal me nënën e djalit të tij. Meritoni pranoi që djali i tij të ketë atësinë, vetëm pasi i ka bërë testet, duke tensionuar më tej raportet me ish-partneren. Historia e Meritonit me Ergesën është diskituar së tepërmi në shtypin rozë të Kosovës. Meritoni që kur ishte 21 vjeç u bë i njohur për publikun, pasi mori pjesë në spektaklin “Dancing with me” dhe ishte partneri i Rovena Stefës. Ai u nda nga e dashura shtatëzënë, pasi e prezantoi atë me ndjekësit në Instagram. Ai u ndau foton speciale me ndjekësit, teksa urimet ishin të shumta. Urimi ishte për partneren shtëtzënë, por edhe për faktin se do të bëhej baba në moshën 21-vjeçare. Por kjo ndarje ka qenë e paqartë, sepse solli më tej replika mes çiftit.
Ergesta ka thënë për mediat se Meritoni ka qenë thjesht babai biologjik i Loarit, pasi nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk i ka bërë as dhuratë për ditëlindje. Deklarata e saj u bë më 2021, në emisioni NIN, ku foli për jetën e saj personale. Ndërsa, Meritoni ka thënë se nuk i intereson të flasë për ish-partneren, por se e respekton si nënën e djalit të saj. “Nuk më intereson mua të kontaktoj me ish-partneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, tha moderatori.
Meritoni ka deklaruar se ka tentuar të takojë djalin, por se ish-partnerja ka reaguar ashpër. Ai ka thënë se duke qenë në këto kushte, është përpjekur të jetë i kujdesshëm, për të mos bërë gabime. Por Ergesta ka thënë se e vërteta është se Meriton Mjekiqi nuk interesohet aspak për djalin. “Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë, ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.
Që nga koha e replikave të ashpra, të dy kanë rënë në heshtje. Sot Meritoni duket se po nis një tjetër histori dashurie, që do të shikojmë sesi do të përfundojë./ZËRI/