
TIRANË- Aktivistja Zhaklin Lekatari ka trazuar rrjetin me një deklaratë të saj, se gratë që lindin janë shndërruar në pastruese që qëndrojnë në shtëpi, dhe po mitizojnë sipas saj një process biologjik siç është riprodhimi. Teksa ka qenë e ftuar në emisioninm Bardh e Zi, Lekatari është shprehur se riprodhimi, shtatzënia dhe mëmësia janë koncepte të ndryshme.
“Mendësia patriarkale juve ju ka bërë pastruese. Ju po mitizoni faktin që rrini brenda në shtëpi dhe lindni, lindja është proces biologjik, mëmësia është akt politik, sepse mëmësia që lidh individin, familjen dhe shtetin. Ju po e ngatërroni rëndësinë që ka mëmësia, dhe riprodhimin. Riprodhimi ka dalë që në krye të herës. Riprodhimi, shtatzënia dhe mëmësia janë tre koncepte të ndryshme që nuk duhen ngatërruar”, shprehet Zhaklina gjatë emisionit.
Mirëpo kjo deklaratë e saj është interpretuar si një sulm që ajo iu bën grave që vendosin të sjellin në jetë fëmijë, pavarësisht kushteve sociale apo ekonomike që ato mund të kenë.