Qytetërim

"Jemi ndarë në mënyrë skandaloze", Sara flet për historinë me Endrikun

Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.

k.m.
"Jemi ndarë në mënyrë skandaloze", Sara flet
Sara Gjordeni dhe Albi Nako


TIRANË- Moderatorja Sara Gjordeni ka rrëfyer për ndarjen nga këngëtari Endrik Beba, me të cilin ka pasur një histori dashurie më shumë se 10 vjet më parë. Por, sot janë të dy banorë të "Big Brother". Teksa fliste me koreografin Albi Nako, Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës. Edhe pse Albit i tha "mendoje vetë se cila është mënyra më e tmerrshme e ndarjes", nuk shtoi më detaje të tjera.

BISEDA MES TYRE:

Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa…

Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti?

Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë

Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di…

Sara: Disa muaj ka qenë, ati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. Jemi ndarë shumë keq.

Albi: Si keq?

Sara: Mendo mënyrën më të keqe të mundshme të ndarjes. Aq keq. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB