Qytetërim

'Jam një burrë me mision'/ Ledion Liço nis "BBVIP3', 'thumb' kritikëve: Do kalojmë bukur bashkë

Fjalën e tij e ka nisur me një mesazh për kritikët e tij, të cilët gjatë gjithë kohës që kur është konfirmuar emri i tij, e kanë krahasuar me Arbana Osmanin.

k.m.
'Jam një burrë me mision'/ Ledion Liço nis
Ledion Liço

TIRANË- Ledion Liço e ka nisur me një këngë me një mesazh të veçantë, duke hyrë në skenë me këngën: Man on a Mission by Oh The Larceny. Këngë që shqip do të thotë: Burrë në një mision, duke e përshkruar kështu udhëtimin e tij në 3 muajt e ardhshëm. Fjalën e tij e ka nisur me një mesazh për kritikët e tij, të cilët gjatë gjithë kohës që kur është konfirmuar emri i tij, e kanë krahasuar me Arbana Osmanin.  

Ledion Liço: Para se të nis dua të marr pak sekonda për veten. Dua t'ju them koha në përgjithsi, ose në më tëe mirën e rasteve tregon çdo gjë. Dua të falenderoj kohën dhe njerëzit që më dhanë mundësinë që pas 6 vitesh të kthehem në një skenë të madhe. Uroj t'ju bëj krenarë. Unë jam Ledion Liço, për ju që më njihni e dini se ç'mund të bëj. Për ju të tjerët...do kalojmë bukur bashkë./ZËRI

Poll

MOS HUMB