
TIRANË- Vite pas përhapjes së termave arbitrare psikologjike si e hëna blu, terminologjia e vërtetë e ekspertëve të shëndetit mendor ka hyrë në botën dixhitale dhe i ka shndërruar rrjetet sociale në një fjalor diagnozash, sëmundjesh, çrregullimesh dhe kompleksesh. Shpesh herë dalin postime të tipit: 5 shenja që tregojnë se mund të jeni në depresion dhe nuk i dini; apo postime të ngjashme.
Sa më shumë i shihni, aq më shpesh do ua nxjerrë algoritmi. Por do nisin që t'ju fusin në mendime. Nis edhe mendon; shih, thua të jem edhe unë në depresion? E vërteta është se kohët e fundit jeni zgjuar pak më vonë se zakonisht. Gjeni edhe ndonjë simptomëtjetër dhe ja u vendos; ndoshta jeni në depresion!
Dhe çfarë ju këshillon kjo llogari me 760,000 pëlqime në TikTok? A duhet të konsultoheni me një specialist? Jo! Përkundrazi iu sugjerojnë që të blini librin e tyre elektronik që do t'ju ndihmojë që të ndryshoni jetën tuaj sapo të arrini të fitoni "mendësinë magjike". Në këtë pikë, ju mund të keni kuptuar se diçka nuk është në rregull me vetë-diagnozën dy minutëshe që i bëtë vetes.
Video si kjo e mësipërme nuk janë njësoj bindëse për të gjithë, por "psikologjia e masës" dhe kërkimi i shpjegimeve për atë që na shqetëson. Këto dezinformata e gjejnë vendin në komente, video, postime, histori (Get Ready With Me ndërsa unë ju shpjegoj se ish-i im i bezdisshëm vuan padyshim nga çrregullimi i personalitetit narcisist, është toksik, ndërsa aplikoj kremrat dhe vendos grim në të njëjtën kohë).
Nuk është rastësi që termi gaslighting u zgjodh si fjala e vitit në 2022 nga fjalori Merriam-Webster, pasi u shfaq papritur kudo.
Në të njëjtën mënyrë, një, pesë ose njëqind llogari që thonë se nëse ju pëlqen t'i rregulloni lapsat në një mënyrë të caktuar, me siguri keni OCD, se shqetësimi që ndjeni vjen nga një traumë që dikush ju ka shkaktuar. Ka nga ato që thonë edhe se nëse keni vështirësi për t'u përqendruar në punë, vuani nga çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Dhe kjo në fakt të lehtëson, sepse, nuk je dembel, ke ADHD. Kështu shpjegohet gjithçka.
Në një studim të kryer në 500 video të TikTok duke përdorur hashtags #mentalhealth ose #mentalhealthtips, 83.7% ishin "fake" dhe 14.2% përmbanin mesazhe që mund të rezultonin të dëmshme. Këto të dytat inkurajonin njerëzit që të merrnin ilaçe pa u konsultuar me mjekun.
Sa i përket ADHD, 100% e videove ishin fake!
Pavarësisht rreziqeve, përdorimi jokritik i terminologjisë bie ndesh me efektin pozitiv të diskutimit të hapur për shëndetin mendor, nga të sëmurët apo ekspertët sjell luftimin e stigmës. Për sa kohë që algoritmi na e bën më të lehtë zgjedhjen e informacionit që i shërben narrativës që na çliron nga përgjegjësitë tona, ne vetë rrezikojmë të privojmë veten nga ndihma që na nevojitet vërtet, ndërsa në të njëjtën kohë kemi iluzionin se po punojmë me veten.
Në fund të fundit, siç theksojnë ekspertët, kur vendosim një etiketë psikologjike për atë që na shqetëson, rrezikojmë ta vendosim veten në një kuti nga e cila mendojmë se nuk mund të dalim kurrë./ZËRI
Përkthyer nga Kathimerini