Qytetërim

Jake Gyllenhaal: Problemet me shikimin më ndihmuan në aktrim, por i vogël më bullizonin

Kjo nuk është hera e parë që Gyllenhaal diskuton problemin e tij të shikimit.

E.K
Jake Gyllenhaal: Problemet me shikimin më ndihmuan në aktrim, por i
Jake Gyllenhaal

Jake Gyllenhaal ka lindur me një “sy dembel” të korrigjuar natyrshëm dhe ka mbajtur lente korrigjuese që kur ishte rreth 6 vjeç. Për Gyllenhaal-in, megjithatë, ky problem është një ‘’pasuri’’ që e çoi drejt aktrimit. Ylli 43-vjeçar i Hollivudit së fundmi foli për The Hollywood Reporter se si e ka përdorur problemin e shikimit në aktrimin e tij.

"Dua të mendoj se është një avantazh," i tha ai ET.

“Kur nuk shoh në mëngjes, para se të vendos syzet, është një vend ku mund të jem me veten time”.

Kjo nuk është hera e parë që Gyllenhaal diskuton problemin e tij të shikimit. Në vitin 2017, ai foli për Telegrafin se si mbajtja e syzeve të mëdha në shkollë në Los Angeles shkaktoi vëmendje dhe ngacmime të padëshiruara.

"Isha një objektiv i lehtë," tha ai për vitet e tij të shkollës.

"Dhe unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i ndjeshëm."

Një temë për të cilën është më pak i hapur për të folur është partnerja e tij Jean Cantier, modelja 26-vjeçare nga Franca dhe nëse do martohen apo jo./ZËRI

Poll

MOS HUMB