Qytetërim

Stresi së shpejti me një film autobiografik: T’i tregoj botës si janë rritur familjet dikur

Stresi tregoi se filmi do të jetë i shkruar nga vetë nëna e tij dhe do të tregojë jetën e reperit dhe vështirësitë e familjes. 

f.t
Stresi së shpejti me një film autobiografik: T’i tregoj
Stresi

TIRANË-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka treguar se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi. Reperi i ftuar në emisionin “Pardon my French” në TAR, ka shprehur dëshirën për ta konkretizuar në një film, ku shtoi edhe disa detaje mjaft interesante. Stresi tregoi se filmi do të jetë i shkruar nga vetë nëna e tij dhe do të tregojë jetën e reperit dhe vështirësitë e familjes. 

“Unë kam një ëndërr time në sirtar që do të mundohem ta realizoj me patjetër. Pa kërkuar ndihmë. Se po kërkova ndihmë normalisht që do kem njerëz që do më gjenden. Është filmi i jetës sime që do jetë i shkruar nga vetë nëna ime. E gjithë historia. Të cilën e përqafoj nga këtu dhe e dua shumë. Edhe të gjithë histroinë e familjes në ato kohët e vështira që ka qenë dikur Shqipëria. Shpresoj. Nuk dua të flas shumë, por kjo do të jetë wow për mua. Edhe do të kem mundësinë për të gjithë publikun anë e mbanë botës t’i tregoj se si janë rritur familjet dikur, se sa kanë vuajtur familjet shqiptare dhe si janë kanë dalë familjet tona dhe nënat tona”, u shpreh Stresi.

Më tej ai foli edhe rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ja dedikon pikërisht asaj periudhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB