Qytetërim

Jack Blues ka ardhur në jetë! Justin dhe Hailey Bieber bëhen prindër për herë të parë

Modelja 27-vjeçare amerikane dhe këngëtari i muzikës pop u martuan në një ceremoni sekrete në Nju Jork në vitin 2018

E.K
Jack Blues ka ardhur në jetë! Justin dhe Hailey Bieber bëhen
justin, hailey dhe jack blues bieber

SHBA- Këngëtari kanadez Justin Bieber ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij të pare, me gruan e tij Hailey Bieber.

Në një postim në Instagram, Bieber ka shpërndarë një foto të këmbës së vogël të djalit të tij të porsalindur.

“Mirë se erdhe në shtëpi”, shkroi Bieber në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, duke zbuluar emrin e tij, Jack Blues Bieber.

Katy Perry dhe Kylie Jenner ishin ndër figurat e para publike që uruan çiftin, raporton BBC.

"Bekimi juaj ka ardhur," shkroi Perry si një koment për postimin e Bieber.

Ndërkohë Jenner ka shkruar: “Nuk e përballoj dot këtë këmbë të vogël”.

Jack Blues ka ardhur në jetë! Justin dhe Hailey Bieber bëhen

Duke njoftuar shtatzëninë e tyre në maj, çifti ndau një video dhe imazhe të Hailey-t, me barkun e fryrë, teksa mbante të veshur një fustan të bardhë.

Modelja 27-vjeçare amerikane dhe këngëtari i muzikës pop u martuan në një ceremoni sekrete në Nju Jork në vitin 2018.

Jack Blues ka ardhur në jetë! Justin dhe Hailey Bieber bëhen

I njohur për këngët e tij hit Baby, Love Me dhe Yummy, Justin u bë i famshëm si këngëtar kur ishte vetëm 13 vjeç.

Vitin e kaluar, Justin u detyrua të anulonte datat e mbetura të turneut të tij botëror Justice, teksa përballet me pasojat e sindromës Ramsay Hunt, një gjendje që mund të shkaktojë paralizë të fytyrës.

Këngëtari kanadez u ngjit papritur në skenën e Coachella muajin e kaluar për të performuar këngën hit të vitit 2020, Essence, së bashku me Wizkid, gjatë një seti të yllit nigerian Tems.

Hailey, vajza e aktorit Stephen Baldëin dhe mbesa e aktorëve Alec, William dhe Daniel Baldëin, është themeluesja e një linje për kujdesin e lëkurës, Rhode./ZËRI 

Poll

MOS HUMB