
Stresi
TIRANË-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe në kërkim nga autoritetet në Kosovë. Së fundmi ai ka publikuar një video duke shëtitur me makinë ndërsa shkruante “Rrugës për …”. Gjatë videos dëgjohej në sfond kënga e Feros, “Arsenal”.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim të tij, pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës. Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni./ZËRI
Poll