
TIRANË- Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Kur Sunduesit Grinden” është shpallur kandidat për çmimin “The Booker 2024”. Çdo vit Çmimi Ndërkombëtar Booker prezanton tek lexuesit me romanet dhe koleksionet më të mira të tregimeve të shkurtra nga e gjithë bota që janë përkthyer në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose Irlandë.
Çmimi prej 50,000 £ që akordohet për fituesin ndahet në mënyrë të barabartë: 25,000 £ për autorin dhe £ 25,000 për përkthyesin. Përveç kësaj, ka një çmim prej £ 5,000 për secilin nga titujt e përzgjedhur.
LISTA ME LIBRAT
The Silver Bone
Simpatía
Not a River
Undiscovered
ëhite Nights
Mater 2-10
ëhat I'd Rather Not Think About
Crooked Ploë
The House on Via Gemito
Lost on Me
A Dictator Calls (“Kur Sunduesit Grinden”)
Kairos
The Details
13 librat në listën e gjatë janë zgjedhur nga trupi gjykues i vitit 2024: transmetuesja dhe gazetarja Eleanor ëachtel, si kryetare; poetja e vlerësuar me çmime Natalie Diaz; romancieri i njohur ndërkombëtarisht Romesh Gunesekera; artisti novator vizual ëilliam Kentridge; dhe shkrimtari, redaktori dhe përkthyesi Aaron Robertson. Përzgjedhja e tyre u bë nga 149 libra të botuar midis 1 majit 2023 dhe 30 prill 2024 dhe të dorëzuar nga botues.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni më 21 maj 2024.
"Kur sunduesit grinden" është vepër e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare e botuar në vitin 2018, ku trajtohen marrëdhëniet e sundimtarëve me letërsinë.
Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës./ZËRI