Qytetërim

Ish-asistentja e akuzon për ngacmim seksual, Kaney West: Po më shantazhon për të përfituar para

Përfaqësuesi ligjor i West tani i ka quajtur këto akuza "të pabaza" dhe ka akuzuar Pisciotta për përfshirje në "shantazh dhe zhvatje".

f.t
Ish-asistentja e akuzon për ngacmim seksual, Kaney West: Po më
KANEY WEST DHE LAUREN PISCIOTTA

SHBA-Kanye West po përballet me akuza për ngacmim seksual nga ish-asistentja e tij personale, Lauren Pisciotta. Pas akuzave të ngritura një reagim ka ardhur edhe nga reperi. West thotë se do të kundërshtojë ish-asistenten e tij, pasi ajo paraqiti dokumente gjyqësore duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe shkelje të kontratës.

Përfaqësuesi ligjor i West tani i ka quajtur këto akuza "të pabaza" dhe ka akuzuar Pisciotta për përfshirje në "shantazh dhe zhvatje".

“Si përgjigje ndaj këtyre akuzave të pabaza, Ye do të ngrejë një padi kundër zonjës Pisciotta”, shtuan ata, duke përdorur emrin aktual të preferuar të reperit.

Në padinë e saj, Pisciotta përmendte se krahas partneritetit me Ye, fitonte rreth 1 milion dollarë nga OnlyFans derisa ai i kërkoi asaj të fshinte llogarinë e saj në vitin 2022. Pisciotta ka përshkruar edhe akte të tjera vulgare ndaj saj nga reperi. Një prej tyre ishte se ai po masturbonte përballë saj. Kanye West dyshohet se është mbyllur në një dhomë me të dhe ka masturbuar pranë saj. 35-vjeçarja tha se i sugjeronte të shkonin në një takim ose të bënin seks./ZËRI

Poll

MOS HUMB