
Kanye West po përballet me akuza për ngacmim seksual nga ish-asistentja e tij personale, Lauren Pisciotta. 35-vjeçarja filloi të punojë me reperin në korrik 2021, kur ai po përgatitej të lançonte produktet e reja të kompanisë së tij. Në padinë e saj, Pisciotta përmendte se krahas partneritetit me Ye, fitonte rreth 1 milion dollarë nga OnlyFans derisa ai i kërkoi asaj të fshinte llogarinë e saj në vitin 2022.
Në këmbim, ajo thuhet se e rriti pagën e saj në 2 milionë dollarë në vit për të kompensuar të ardhurat e humbura. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi. Gruaja thotë në dokumentet e gjykatës se reperi filloi t'i dërgonte mesazhe vulgare që përfshinin, ndër të tjera, detaje nga fantazitë e tij seksuale.
Gjithashtu, siç raportojnë të njëjtat burime, Pisciotta ka përshkruar edhe akte të tjera vulgare ndaj saj nga reperi. Një prej tyre ishte se ai po masturbonte përballë saj. Kanye West dyshohet se është mbyllur në një dhomë me të dhe ka masturbuar pranë saj. 35-vjeçarja tha se i sugjeronte të shkonin në një takim ose të bënin seks./ZËRI