Qytetërim

Interi ngec në Monza, mendjen te Champions! Asllani më në fund titullar

Edhe pse iu dha vendi si titullar, performanca e Asllanit nuk ishte më e mira e mundshme

E.K
Interi ngec në Monza, mendjen te Champions! Asllani më në fund
Kristjan Asllani

ITALI- Monza i mori mbrëmjen e djeshme një pikë Interit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, me zikaltrit që e kishin mendjen te mesjava në Champions League dhe luajtën jo edhe aq të karikuar.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, e nisi si titullar dhe luajti për 74 minuta. Performanca e tij nuk ishte ajo që prisnim, por është lajm i mirë që trajneri Inzaghi po i jep besim.

Golin e vendasve e shënoi Mota në minutën e 81-të të takimit, ndërkohë që golin e barazimit për Interin e shënoi Dumfries gjashtë minuta më vonë. Me këtë barazim, Interi e sheh përkohësisht veten në vend të dytë në kampionatin italian pas Napolit.

Poll

MOS HUMB