
SHBA- Amazon është bërë gjigandi i fundit i teknologjisë që ka njoftuar një chatbot të mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI). Sipas BBC Roboti i quajtur “Q”, do të ndihmojë bizneset me detyrat e përditshme logjistike si përmbledhja e dokumenteve të gjata ose bisedave në grup, duke rritur kështu produktivitetin e punonjësve.
"Q" vjen një vit pasi roboti i OpenAI ChatGPT tronditi tregun, duke shkaktuar një konkurrencë midis firmave të teknologjisë për t'i adoptuar ato. Gara midis gjigantëve të teknologjisë për të përfshirë në aplikacionet e tyre edhe AI është ndezur pasi Microsoft investoi shumë në ChatGPT.
Roboti do të mbrojë kompanitë që do të përdorin robotin me të drejtat e autorit që lindin nga përdorimi i tij. Chatbot-i gjithashtu mund t’u përgjigjet pyetjeve të klientëve, të gjenerojë grafika, të analizojë të dhëna dhe të ndihmojë bizneset me nevojat e tyre.
Në shtator, Amazon tha se do të investonte deri në 4 miliardë dollarë për të bashkëpunuar me një kompani të AI, “Anthropic”. Kjo kompani e krijuar nga ish-anëtarë të stafit të OpenAI, zotëron edhe “Mechanical Turk”, një shërbim që ofron trajnime të modeleve të AI.