Qytetërim

Indident në koncertin e Billie Eilish, këngëtarja goditet nga një objekt në fytyrë

Këngëtarja 22-vjeçare ndaloi për pak koncertin, pasi humbi dhe linjat e saj të këngës, ndërsa fansat filluan të brohorasin të acaruar për këtë ndërprerje.

I.F
Indident në koncertin e Billie Eilish, këngëtarja goditet nga
Billie Eilish

ARIZONA- Këngëtarja Billie Eilish u godit nga një object që u hodh në drejtim të saj, në koncertin e zhvilluar në Glendale, Arizona. Eilisht kishte duke permormuar këngën “What Was I Made For”, nga kolona zanore e filmit “Barbie”, me të cilën fitoi çmimin “Oscar”, teksa dikush e goditi me një byzylyk në fytyrë. Këngëtarja 22-vjeçare ndaloi për pak koncertin, pasi humbi dhe linjat e saj të këngës, ndërsa fansat filluan të brohorasin të acaruar për këtë ndërprerje.

Eilish, për momentin ndodhet në turneun e saj botëror “Hit Me Hard and Soft”, teksa për disa nga këngët e saj ajo zgjedh të qëndrojë ulur dhe të bisedoj me fansat, ishte pikërisht ky momenti kur ajo u godit në fytyrë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët teksa janë në skenë goditëm nga fansat. Muajin e kaluar, Zach Bryan ndaloi një koncert pasi një fans i hodhi diçka në skenë. Në vitin 2023, Kelsea Balerini doli nga skena kur u godit me një objekt gjatë një shfaqjeje. Po ashtu edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u godit nga një celular në një shfaqje të vitit 2023, ajo mbajti syze mbrojtëse në koncertin e saj të radhës për të theksuar rëndësinë e sigurisë.

Dhe në festivalin e muzikës Rolling Loud në 2022, Kid Cudi gjithashtu u largua nga skena pasi njerëz të shumtë në turmë hodhën gjëra mbi të. /ZËRI

Poll

MOS HUMB