Qytetërim

Hyri për të ndryshuar jetën...por përfundoi më keq! Historia e dhunës së Klodian Duros ndaj ish-gruas

Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, Duro tha se do të ndryshonte jetën e tij dhe të pastronte emrin, por siç duket nuk ia doli, pasi u katandis akoma më keq.

E.K
Hyri për të ndryshuar jetën...por përfundoi më keq!
Klodian Duro

TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, kjo jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së tij në Big Brother Albania, por për shkak të deklaratës së fortë të bërë një natë më parë. Teksa gjendej nën efektin e alkoolit pas darkës së shtruar në përfundim të spektaklit, Duro filloi të tregojë për jetën e tij, detaje që lanë “gojëhapur” banorët e tjerë.

Teksa iu drejtohej banorëve se duhet të kishin kujdes nga ai, pasi nuk dinte çfarë bënte kur pinte një gotë, pa dashur, ai tregoi dhe dhunën ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ai shprehet se e ka rrahur ish-gruan e tij, me pretendimin se kjo e fundit nuk e lejonte të shihte vajzën. Në këtë moment. Në formë kërcënimi apo mesazhi ai u drejtohet banorëve të tjerë duke iu thënë se kur ka rrahur ish-gruan ata nuk i ka asgjë. I gjendur në një tavolinë me të, Meriton Mjekiqi i kërkon që mos ta zgjasë më këtë temë.


Por nën efetin e alkoolit ai vijoi bisedën, madje me krenari duke shtuar se nuk dinte se çfarë bënte kur pinte. Ishte kjo deklaratë e bërë një natë më parë që këtë pasdite i kushtoi dhe lojën në Big Brother Vip, pasi u skualifikua.

Çfarë ndodhi në vitin 2020?

Duro i refrohet rastit, i cili bëri bujë në media, ku ish-bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë dhe kanosje. Ndërkohë që e gjithë vendi ishte në kushtet e panikut të pandemisë së Covid-19, Duro ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas dhe e ka dhunuar e kanosur me jetë. Kjo e fundit ka lajmëruar Policinë, e cila dhe e ka arrestuar.

Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, Duro tha se do të ndryshonte jetën e tij dhe të pastronte emrin, por siç duket nuk ia doli, pasi u katandis akoma më keq./ZËRI

Poll

MOS HUMB