Qytetërim

Shtrohet në spital aktorja e 'Emily In Paris'!

Aktorja foli për vështirësitë e saj të fundit për fansat dhe ndjekësit e saj, teksa ka publikuar disa foto nga shtrati i saj në spital.

f.t

Shtrohet në spital aktorja e 'Emily In Paris'!

SHBA- Aktorja e “Emily in Paris”, Ashley Park zbuloi së fundmi se për pak sa nuk vdiq nga një infeksion që infektoi organet e saj. 32-vjeçarja me anë të një postimi në Insagram ka treguar frikën e përjetuar pas një problemi shëndetësor, i cili filloi me bajamet gjatë kohës qe ishte me pushime në Tajlandë për Vitin e Ri.

Ashley Park e cila luan Mindy Chen në serialin e Netflix, tha se ajo është ende duke u rikuperuar por që rreziku ka kaluar. Aktorja foli për vështirësitë e saj të fundit për 2.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa ka publikuar disa foto nga shtrati i saj në spital.

"Ndërkohë që gjendem e shtrirë këtu duke marrë veten nga javët e para të vitit 2024, e vetmja fjalë që më vjen në mendje është mirënjohja. Ndërsa isha me pushime në dhjetor të Vitit të Ri, fillova të kisha dhimbje në fyt, e cila u shndërrua në goditje kritike septike, e cila infektoi dhe preku disa nga organet e mia. Jam mirënjohëse për stafin mjekësor që shëndeti im është përmirësuar pavarësisht asaj që na kishin thënë fillimisht,"-shkruan Park.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashley Park (@ashleyparklady)

Ndër të tjera aktorja vlerësoi të dashurin Paul Forman, i cili ka qendruar pranë gjatë gjithë kohës dhe falenderoi gjithashtu çdo mjek dhe infermiere të kujdesit intensiv që punuan pa u lodhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB