Qytetërim

Hidhet shorti i UEFA Nations League, cilët janë rivalët e Shqipërisë

Rivalët e Shqipërisë në UEFA Nations League janë Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Përballje interesante dhe për Kosovën.

D.XH
Hidhet shorti i UEFA Nations League, cilët janë rivalët e
Shqiperia ne UEFA Nations League

PARIS- Është hedhur pak momente më parë shorti i UEFA Nations League, ku Shqipëria ka njohur kundërshtarët që do të ketë në grup. Shorti u hodh në Paris të Francës dhe nisi në orën 18:00. Vendi ynë ndodhet në grupin B1 dhe rivalë të saj janë Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Kështu, Shqipëria ka shmangur grupet e ferrit, duke pasur përballë rivalë, ku shanset për të qenë në krye të grupit janë të mëdha. 

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Kalendari i ndeshjeve:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024.

Ndërkaq, Kosova njohu kundërshtarët e saj. Në Ligën C, grupi C2, Kosova do të luajë kundër kombëtares rumune, qipriote, lituaneze dhe modesetëve të Gjilbartarit. 

Në Ligën A, ku ndodhen Kombëtaret e mëdha, ka pasur përballje interesante. Shqiptarët e Zvicrës do të duhet të luajnë sërish ndaj Serbisë e sigurisht që këto sfida do jenë të mbushura me emocione. Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato mes Italisë e Francës, por edhe Gjermanisë e Holandës.

Liga A

Grupi A1

Kroaci

Portugali

Poloni

Skoci

Grupi A2

Itali

Belgjikë

Francë

Izrael

Grupi A3

Holandë

Hungari

Gjermani

Bosnjë Hercegovina

Grupi A4

Spanjë

Danimarkë

Zvicër

Serbi.

Sylvinho: Grup i ekuilibruar, po mendojmë për Europianin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho tha se grupi B1, ku ndodhet edhe Shqipëria në Ligën e Kombeve, është i ekuilibruar dhe krejt ndryshe nga ai që i ka rënë Kombëtares sonë në Euro 2024. Trajneri shqiptar deklaroi për Tv Klan se Shqipëria duhet të vlerësojë çdo kundërshtar dhe të luftojë për 3 pikë. “Është një grup ndryshe, është i vështirë me skuadra shumë të forta, por patjetër është grup i ndryshëm nga ato të kualifikueseve të Europianit. Është grup ndryshe, kemi skuadra të forta. Është një grup shumë i ekuilibruar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje për çdo pikë që duhet të marrim në çdo sfidë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të Europianit, Italinë”, u shpreh Sylvinho.

 

 

 

 

 

 

 

/ZËRI/

Poll

MOS HUMB