Qytetërim

Harris në kopertinën e "TIME", republikanët: Është reklamë, ajo akoma nuk ka dhënë intervistë

Një portret i Harris-it e “rrethuar” nga fansat e saj dhe me titullin “është momenti i saj” është zgjedhur për kopertinën e TIME.

M.M
Harris në kopertinën e "TIME", republikanët:
Kamala Harris

SHBA- Shumë reagime pati pas publikimit të kopertinës së revistës "Time". Një foto e Kamala Harris ishte ajo çka nxiti shumë komente në rrjet. Kandidatja për presidente akoma nuk ka dhënë një intervsitë për këtë revistë, ndaj nga republikanët po shihet si një reklamë për Kamalën.  Një portret i Harris-it e “rrethuar” nga fansat e saj dhe me titullin “Është momenti i saj” është zgjedhur për kopertinën e TIME.

Artikulli fillon me një përshkrim të asaj që shprehu kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Walsh: Turma që ishte mbledhur të kujtonte ditët e para të Barack Obamës. Brenda një stadiumi të Filadelfisë më 6 gusht, nënpresidentja Kamala Harris u prit ndryshe nga çdo kandidat presidencial demokrat në vite.

Harris në kopertinën e "TIME", republikanët:
Kopertina e revistës TIME

Sipas autorit, demokratët e “nënvlerësuan” Harrisin, e cila gjatë nënpresidencës nuk pati mundësi të “shfaqte talentin e saj”.

Vihet re se Harris nuk ka dhënë ende një intervistë, gjë që ka shkaktuar sulme nga kampi i Trump, i cili pretendon se mediat po punojnë me Harrisin për të rritur imazhin e saj./ ZËRI

Poll

MOS HUMB