Qytetërim

Hapi i rëndësishëm! Piuque dëshiron të bëjë me partneren e re, atë që nuk bëri dot me Shakirën

Veprimi i radhës i Pique do të jetë dhe “goditja” e fundit që ai do të bëjë ndaj këngëtares. 

f.t
Hapi i rëndësishëm! Piuque dëshiron të bëjë
Clara Chia Marti, Gerard Pique dhe Shakira

SPANJË- Kanë kaluar dy vjet nga ndarja e Shakirës me Gerard Pique. Ish-futbollisti prej kohësh po shijojnë romancën e tij me partneren e re Clara Chia Marti dhe së fundmi duket se gjërat po bëhen më serioze. Veprimi i radhës i Pique do të jetë dhe “goditja” e fundit që ai do të bëjë ndaj këngëtares. 

Mediat raportojnë se ish-mbrojtësi dëshiron të martohet me Claran, një gjë që nuk e bëri me Shakirën në 12 vite lidhje dhe gjithashtu të ketë një fëmijë tjetër me partneren e tij të re. Gazetari spanjoll u shpreh se dëshira më e madhe e Piques pasi të përfundojë dasma është të ketë fëmijë me Clara Chia, edhe pse partnerja e tij nuk do të kishte ndërmend të bëhej nënë në të ardhmen e afërt. 

“Është një thashethemepër shtatzëninë dhe ai e dëshiron vërtet atë, ajo që ndodh është se ajo nuk nxiton, nuk dëshiron të jetë një nënë,"-u shpreh gazetari.

Shakira dhe Pique u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit të këngëtares “ëaka ëaka (This Time for Africa)”. Ata më vonë konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale në mars 2011. Në janar 2013, ata u bekuan me djalin e tyre të parë dhe fëmija i tyre i dytë lindi dy vjet më vonë në janar 2015. Pas 11 vitesh së bashku, çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në qershor 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB