
Bradley Cooper ka treguar se ndihet shumë rehat duke ecur lakuriq në shtëpinë e tij pasi, siç shpjegoi, babai i tij bëri të njëjtën gjë kur ai ishte duke u rritur. Aktori 49-vjeçar u shfaq në episodin e së hënës në podcast të Dax Shepard "Armchair Expert", ku prezantuesi pranoi se familja e tij ishte "vazhdimisht e zhveshur në shtëpi".
"Edhe unë," u përgjigj Cooper, duke shtuar.
"Dhe meqë ra fjala, ashtu isha edhe unë. Jo me mamin, por me babin. Babai im ishte gjithmonë i zhveshur, unë gjithmonë bëja dush me të”.
Më pas Shepard e pyeti nëse ndihej rehat duke qenë lakuriq, me aktorin e famshëm që u përgjigj: "Absolutisht".
Babai i aktorit, Charles Cooper , vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 2011. Ylli u ndikua shumë nga vdekja e tij dhe siç ka thënë në intervista të ndryshme, babai i tij vdiq në krahët e aktorit. Në vitin 2019, Bradley Cooper foli për mënyrën sesi ndryshoi jeta e tij pas ngjarjes tragjike, në një rrëfim në "Oprah's SuperSoul Conversations":
"Vdekja e tij ndryshoi edhe mënyrën si isha aktor dhe fillova ta jetoj jetën time në një mënyrë tjetër”.
Ai gjithashtu tha:
“Më kujtohet ai moment, ngrita sytë dhe mendova se gjithçka ishte ndryshe. U bëra më i fortë, më i hapur, më i gatshëm për të dështuar... Realiteti i vdekshmërisë të godet si një ton tullash.”/ZËRI