
MANCHESTER – Erling Haaland është sërish vendimtar për ekipin e Manchester Cityt, teksa shënoi 2 gola ndaj Young Boys në Ligën e Kampioneve.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Pep Guardiola kishte vetëm komplimente për lojtarin, që mund të konsiderohet tashmë një makineri golash.
“Haaland është një lojtar i jashtëzakonshëm. Atë e kanë shumë zili, për shkak se posedon cilësi të shumta. Njerëzit presin që Haaland të shënojë 3 gola për ndeshje, kjo nuk është pritshmëri normale.
Ai jo vetëm shënon, por edhe asiston e ndihmon ekipin, në shumë raste gjatë lojës. Haaland do të jetë në top golashënuesit, për një kohë shumë të gjatë, sepse thjesht është magjik”, tha Guardiola.
Erling Haaland kryeson listën e golashënuesve të Premier League, me 9 gola të realizuar, ndjekur nga Mohamed Salah me 7 gola./Zëri.ai/