Qytetërim

Ky burrë ka 55 vjet që nuk del nga shtëpia, për shkak të frikës nga gratë

71-vjeçari nga Ruanda shprehet se ka frikë nga gratë dhe prandaj nuk del jashtë. Ai nuk është martuar asnjëherë dhe deklaron se ndihet i lumtur me jetën që bën.

D.XH
Ky burrë ka 55 vjet që nuk del nga shtëpia, për shkak
Callixte Nzamwita

RUANDA - Një burrë nga Ruanda dyshohet se ka jetuar i izoluar për 55 vjet, për shkak të një 'frike ekstreme nga gratë'.

Callixte Nzamuita, i cili thuhet se është 71 vjeç, dyshohet se i ka kaluar 55 vitet e fundit në izolim të vetë-imponuar, për të shmangur çdo kontakt me gratë.

Nzamuita thuhet se filloi të izolohej në moshën 16-vjeçare. Ai bën çdo gjë vetë, gatuan, lan e pastron. Frika nga gratë, e quajtur gjinofobia, nuk njihet zyrtarisht si një çrregullim i vërtetë mendor, por klinikisht klasifikohet si një fobi specifike.

Në një video në YouTube të publikuar nga Afrimax TV, Nzamuitza thotë se ka frikë nga gratë. "Arsyeja pse u mbylla këtu dhe kam një gardh në shtëpinë time është sepse dua të sigurohem që gratë të mos më afrohen shumë’, deklaroi ai.

Një fqinj deklaroi se burri nuk dëshiron ndihmë, pavarësisht se shumë persona kanë tentuar të mos e lënë në atë gjendje.

Të jetosh jetë të tillë kaq të izoluar dhe të vetmuar mund të duket një ferr për shumicën e njerëzve, por Nzamuita thotë se është i kënaqur me jetën që bën.

Burri tha se është i lumtur që nuk është martuar. Fobitë specifike, shpesh mund të zhvillohen gjatë fëmijërisë ose adoleshencës dhe mund të bëhen më të rënda, ndërsa rritemi.

Shembuj të zakonshëm të fobive specifike përfshijnë frikën nga disa kafshë, si qentë, ose frikën nga disa aktivitete, si fluturimi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB