
DUBAI- Cristiano Ronbdo godet sërish, por këtë herë jashtë fushës së futbollit. Ai ka blerë një supervilë në “Jumeirah Bay”, i njohur më mirë si “Ishulli i Miliarderëve” të Dubait me vlerë pothuajse të pallogaritshme; jo më pak se dhjetëra milionë euro.
“Gjiri i Jumeirah”, emri është i mjaftueshëm për të ëndërruar. Ky është vendi i ëndrrave që bëhen realitet nga viti 2021. Një ishull artificial ekskluziv u ndërtua në bregun e gjatë të Dubait, i arritshëm vetëm nëpërmjet një ure shumë të gjatë 500 metra dhe që përmban vetëm ultra-resorte luksoze dhe mega vila me tarraca të rrethuara nga gjelbërimi, me çdo rehati të mundshme. Prandaj, nuk është rastësi që “Jumeirah Bay” është thjesht më i njohur me pseudonimin e tij të pagabueshëm “Ishulli i Miliarderëve”.
Ky ishull nuk mund të mos përfshinte mes banorëve të vet një nga futbollistët më ikonikë, shumë të fortë, të njohur dhe më të pasur: Cristiano Ronaldon. Portugezi ka vendosur ta nisë vitin e tij 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhënë vetes dhe familjes një super shtëpi të re, vlera e së cilës aktualisht është e paçmueshme. Gjithçka që dimë është se do të kushtojë disa dhjetëra milionë euro. Jo shumë për kampionin portugez, i cili luan në Arabi dhe ka një kontratë miliardere.

Sipas “Bloomberg”, superylli portugez ka blerë një vilë në këtë ishull, në të cilin “depërtojnë” vetëm super të pasurit, dhe do të jetojë atje në muajt e parë të vitit 2024. Ai do të bëhet një nga banorët e famshëm që ishulli ka tashmë, mes manjatëve nga e gjithë bota, veçanërisht sauditët, izraelitët, indianët dhe rusët. Po flasim për një zonë me dendësi pasurie për kilometër katror që asnjë pjesë tjetër e botës nuk mund ta arrijë aktualisht.

Kur ishte projektuar ky ishull, gjatë periudhës së pandemisë, ndërtuesi kishte treguar se pallatet duhet të ishin shitur për një vlerë totale prej gati 600 milionë euro, me një mesatare prej 40 milionë për pronë. Ishulli krenohet gjithashtu me disa restorante të shkëlqyera, një klub jahtesh dhe një resort plazhi ultra luksoz, ndërsa ka pamje direkt nga deti i hapur dhe ndërtesa e famshme “Burj Khalifa”. Çdo vilë ka një sipërfaqe prej 1800 deri në 4 mijë metra, e rrethuar nga hapësira të gjelbra të mëdha.