Qytetërim

Blero u rrah mbrëmë në Big Brother Kosova?

Mediat e Kosovës aludojnë se Blero mund të jetë rrahur pas spektaklit të BBVK2.

D.XH
Blero u rrah mbrëmë në Big Brother Kosova?
Blero

KOSOVË – Mbrëmë është shënuar finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në Kosovë, Big Brother Kosova 2. Lumbardhi doli fituesi i spektaklit, duke fituar 144 mijë eurot, që i takonin fituesit. Siç e do zakoni i spektaklit, pas finales, u organizua edhe “After party”.

Siç bën me dije gazeta Sinjali, jo gjithçka ka shkuar mirë në pjesën ku do të qëndronin pjesëmarrësit e BBVK. Ata me vete kishin edhe personin e zemrës.

Blero dyshohet se në këtë moment është konfliktuar me fizikisht me sigurimin e kanalit Klan Kosova. Përleshja dyshohet se ka ndodhur, pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros. Dyshohet se sigurimi ka goditur fizikisht edhe këngëtarin.

Policia e Kosovës nuk ka ende një reagim zyrtar në lidhje me këtë aludim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB