Qytetërim

Gjimshiti: Ndihem si lider tek Atalanta dhe Shqipëria

Në konfrencën për shtyp përpara takimit, 30-vjeçari tregoi për formën e tij dhe është gati që të zbatojë kërkresat e trajnerit në fushë.

E.K
Gjimshiti: Ndihem si lider tek Atalanta dhe Shqipëria
Berat Gjimshiti

ITALI- Mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili luan tek Atalanta, është gati për sfidën e raundit të tretë të Ligës së Europës kundër Sturm Graz në transfertë.

Në konfrencën për shtyp përpara takimit, 30-vjeçari tregoi për formën e tij dhe është gati që të zbatojë kërkresat e trajnerit në fushë.

“Ndihem lider jo vetëm tek Atalanta, por edhe në kombëtare, megjithatë gjithmonë ka hapësira për t’u përmirësuar, të ndihmon të japësh maksimumin" tha mbrojtësi.

I pyetur nëse do të arrinte të ripërsëriste performancën e një viti më parë, ku ndaj Olimpiakosit, ai realizoi dygolësh, lojtari u përgjigj:

"Mendoj se do te jetë e vështirë të bëj tregolësh. Per momentin, si qendërmbrojtës ndihem mirë, por varet nga çfarë vendos trajneri. Kam luajtur në të gjitha rolet, nuk është problem të përshtatesh, e rëndësishme është të jem i disponueshëm”.

Gjimshiti u ndal edhe te performanca e mirë e prapavijës bergamaske.

“Të mos pësosh gol, të jep siguri dhe besim. Na mungon Palomino, një lojtar me shumë përvojë, por ne të gjithë japim maksimumin. Nëse je mbrojtës dhe pëson gola, zemërohesh gjithmonë. Përqendrimi duhet të jetë maksimal”, u shpreh qendërmbrojtësi 30-vjeçar.

Atalanta kryeson Grupin D me 6 pikë pas dy takimeve, ndërsa ndiqet nga Sportingu dhe Sturm Graz me nga 3. Polakët e Rakov nuk kanë asnjë pikë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB