
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Ndeshja miqësore që Al-Nassr humbi mbrëmë nga skuadra Al-Hilal me rezultat 2-0 duket se nuk u prit aspak mirë nga futbollisti Cristiano Ronaldo. Gjatë ndeshjes Ronaldo u pa i revoltuar teksa i bërtiti me tërbim gjyqtarit dhe vazhdimisht i tha të largohej nga fusha dhe këtë ia tregoi me duar.
Pas ndeshjes, lojtarët e Al-Hilal treguan respektin e tyre ndaj rivalëve të tyre duke ndërtuar një barrikadë përgjatë skajit të fushës, përmes së cilës i larguan kundërshtarët me duartrokitje.
Tifozët e Al-Hilal hodhën fanellat e ekipit të tyre nga tribuna dhe kjo e nevrikosi më shumë portugezin, i cili mori një fanellë nga dyshemeja, e futi në brekë dhe me të fshiu organet gjenitale. Ky ishte një gjest shumë i ulët për një lojtar të kalibrit të Ronaldos.
Messi got Booed at PSG by his own fans & he took it like a champ.
— Max Stéph (@maxstephh) February 8, 2024
Ronaldo gets Booed by the rival fans and he does the most disgusting thing possible.
You really can't buy Class.
pic.twitter.com/NmyDeaeixT
/ZËRI