
ITALI- Thashethemet janë konfirmuar dhe Gennaro Gattuso po përgatitet për sfidën më të madhe të karrierës së tij si trajner.
Kampioni i botës i vitit 2006 është emëruar trajneri i ri i Kombëtares Italiane pas shkarkimit të Luciano Spalletti-t dhe refuzimit të Claudio Ranieri-t.
Asi veteran i Milanit, i cili në fillim të karrierës së tij si trajner merr përsipër një Itali në krizë. Humbja 3-0 ndaj Norvegjisë shkaktoi reaksione zinxhir dhe rezultoi në shkarkimin e Spallettit.
"Gattuso është një simbol i futbollit italian. Fanella blu është si një lëkurë e dytë për të. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e qëllimit që duam të arrijmë, e falënderoj për disponueshmërinë e tij dhe përkushtimin absolut me të cilin e pranoi këtë sfidë. Mirë së u riktheve Gattuso,"-njoftoi presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina.
Karriera menaxheriale e Gattusos filloi si lojtar-trajner i klubit të tij të fundit, Sion të Superligës Zvicerane, dhe ai gjithashtu pati periudha të shkurtra në krye të Palermos dhe OFI Crete. Në qershor 2016, ai e udhëhoqi Pizën drejt ngjitjes në Serie B. Më pas, ai pati një periudhë të shkurtër menaxheriale te Fiorentina, duke dhënë dorëheqjen pas 22 ditësh për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e klubit. Ai u emërua më pas trajner i klubit spanjoll të La Ligës, Valencia, por u shkarkua në janar 2023. Në shtator 2023, Gattuso mori drejtimin e klubit francez të Ligue 1, Marseille, përpara se të shkarkohej në shkurt 2024. Më pas, ai mori drejtimin e klubit kroat Hajduk Split në qershor 2024 dhe u largua pasi e mbylli sezonin në krye të grupit./ZËRI