Qytetërim

“Fytyra e Realit” drejt Botërorit të Klubeve

Reali i Madridit ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Dean Huijsenit për 59 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer në Premier Ligë. Ai pritet të jetë i gatshëm për Botërorin e Klubeve.

Redaksia Zëri
“Fytyra e Realit” drejt Botërorit të Klubeve
Ksabi Alonso

SPANJË- Me Karlo Ançelotin e larguar dhe spanjollin Ksabi Alonso në stol, që me gjasë do të instalojë gradualisht skemën 3-4-2-1 në skuadër, Reali i Madridit, pas sezonit të pasuksesshëm, po merr trajtat e para për Botërorin e Klubeve në SHBA.

Reali i Madridit ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Dean Huijsenit për 59 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer në Premier Ligë. Ai pritet të jetë i gatshëm për Botërorin e Klubeve. Po ashtu, ESPN konfirmonte se Trent Aleksandër-Arnold do t’i bashkohet madrilenëve si transferim i lirë, por për të luajtur në qershor klubi duhet të negociojë me Liverpulin për ta liruar para skadimit të kontratës, sepse ligjërisht kontrata e anglezit skadon më 30 qershor.

Reali po kërkon edhe një mbrojtës të majtë dhe ka shfaqur interes për Álvaro Karrerasin, ish-lojtar i akademisë që po shkëlqen te Benfika. Teo Hernandezi është përfolur po ashtu.

Posaçërisht për Botërorin e Klubeve edhe emri i Kristiano Ronaldos është përmendur si një rikthim i mundshëm vetëm për turneun e verës, por kjo duket e pamundur për shkak të kostove të larta të operacionit. Më tepër do të ishte një operacion marketingu, se sa sportive. Në kushtet e një viti pa trofe dhe me një trajner të ri, Reali duket se do të synojë fitoren e padiskutuar.

Ndërsa për brazilianin Rodrigo, mungesa në skuadër muajin e kaluar ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm. Në zyrat e klubit madrilen ka interes zyrtar nga Arsenali, Siti dhe Liverpuli./ZËRI

Poll

MOS HUMB