
ITALI- Ende pa zyrtarizuar veten si drejtor sportiv i Milanit, hija e shqiptarit i ka prishur jo pak punë miliarderëve anglezë. Në fshehtësi ata kanë qenë duke i lëvizur të gjithë gurët për një lëvizje dyfishe në drejtim të Mançesterit, francezin Teo Hernandez dhe holandezin Reijnders.
Me ardhjen e Igli Tares, këto lëvizje jo vetëm që do të ngadalësohen, pasi shqiptari do të presë vlerësimet e trajnerit të ri për peshën e lojtarëve në projekt, por edhe do të shtrenjtohen.
Nëse Siti po përpiqej të blinte shpejt, njëherësh dhe lirë, tani për francezin do t’i duhet të paguajë jo më pak se sa 45 milionë euro nga 30 milionë që ishte më parë sipas Team Talk dhe jo më pak se 90-100 milionë euro për holandezin e mesfushës./ZËRI