
TIRANË- Debati mes Rikes dhe Ilnisës, që ka nisur gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, ka agravuar me tone të ashpra e fyerje personale në drejtim të njëra tjetrës.
Banoret kanë qenë duke qëndruar në dhomën e gjumit, në momentin që ka nisur debati. Fillimisht ka qenë Ilnisa ajo që i ka përmendur emrin dhe mënyrën se si është rritur nga familja. Kjo gjë ka nervozuar Riken e cila ka hedhur akuza kundrejt Ilnisës, fjalë që i kanë hedhur “benzinë zjarrit”.
Debati:
Ilnisa: Rike si e ke emrin gjatë ti?
Rike: Çfarë të duhet me emrin tim ty? Kur më prek tek familja nuk duroj, unë kam emrin e gjyshes. Kush je ti? Si mundesh të më thuash ti në çfarë kushtesh je rritur, kur ti nuk më njeh fare.
Ilnisa: Për emrin të pyeta Rike.
Rike: Futja ndonjë teke se ke qejf. Po të dridhet buza. Futi ndonjë teke. U bo surrati i kësaj.
Ilnisa: Unë nuk do të rri të mbaj vellot e këtyre nuseve që nuk dihet nëse do ti vijë burri në altar.
Rike: Për emrin do të më kërkosh falje.
Ilnisa: Unë ty të kërkoj falje?! Ik andej nga ke ardhur, budallaçkë. Kushedi si është rritur kjo.
Debati u risoll edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku vajzat pavarësisht se u shfaqën më të qeta, nuk i tërhoqën fjalët që kishin thënë, dhe as i kërkuan falje njëra-tjetrës. /ZËRI