Qytetërim

Fundjavë e shkëlqyer për legjionarët, 5 gola e 3 asiste në fundjavë

Një paraqitje fantastike për Seferin që u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 9.8 nga sajti i specializuar për statistika sofascore

E.K
Fundjavë e shkëlqyer për legjionarët, 5 gola e 3 asiste
Kombetarja kuqezi

TIRANË- Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit, kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre përkatëse, duke dhënë kontributin me gola e asiste.

Taulant Seferi shkëlqeu në Emiratet e Bashkuara Arabe me klubin e tij Bani Yas në fitoren 4-2 ndaj Hatta.

Sulmuesi kuqezi shënoi dy golat e parë të takimit, fillimisht në fundin e pjesës së parë (45+1) dhe në fraksionin e dytë në minutën e 51-të.

Por Seferi nuk u ndal me kaq, pasi dhuroi edhe dy asiste për shokët e skuadrës në pjesën e dytë.

Një paraqitje fantastike për Seferin që u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 9.8 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Myrto Uzuni dha kontributin e tij me një gol në fitoren 3-0 të Granada-s ndaj Osasuna.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë të takimit, teksa ky ishte goli i 11-të sezonal për Uzunin në La Liga.

Mirlind Daku zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive me skuadrën e tij Rubin Kazan.

Sulmuesi kuqezi në ndeshjen e fundit ndaj Zenit ishte protagonist absolut në fitoren 2-0, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe asistoi për shokun e skuadrës.

Daku fillimisht zhbllokoi takimin në minutën e 50-të, ndërsa në të 67-ën shërbeu saktë për Martynovich që realizoi edhe golin e dytë.

Në Turqi, rrugën e rrjetës e gjeti sërish Rey Manaj. Në takimin Sivasspor – Konyaspor ku ishin titullar të dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj, ndeshja u vendos nga Manaj i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i 18-të sezonal për sulmuesin kuqezi në kampionatin turk.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ernest Muçi dhe Arbnor Muçolli ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare, Nedim Bajrami, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB