
Mes fishekzjarrëve e urimeve, shumë vende të botës kremtuan hyrjen e 2024-tës, me gëzim por edhe shpresë.
Njerëzit u mblodhën për të festuar pranë strukturave ikonike si Porta e Brandenburgut në Berlin apo Kulla Eiffel në Francë.

Policia gjermane ishte në gatishmëri të lartë me rreth 4.500 efektivë të shpërndarë në rrugët e kryeqytetit dhe të landeve të tjera, mes shqetësimeve të rrezikut të përsëritjes së skenave të vitit të kaluar, kur kremtimet u errësuan nga përleshje të dhunshme e sulme ndaj shërbimeve të emergjencës.


Mbretëria e Bashkuar e kremtoi hyrjen e vitit të ri me gjëmimin e Big Benit dhe një show të jashtëzakonshëm piroteknik. Me qindra mijëra vetë u mblodhën në brigjet e kumit Tamiz për të parë më mirë spektaklin e 12,000 fishekzjarreve.

Ashtu si çdo ndërrim viti pati shfaqje mbresëlënëse fishekzjarrësh në Hong Kong, Sydney dhe Dubai./ZËRI