Qytetërim

Shijojini sa jeni në kohë! Vera dhe shampanja mund të jenë drejt zhdukjes

Will Kletter, nënkryetar i operacioneve dhe strategjisë në ClimateAI, tha se ata që pinë shampanjë dhe verë, mund të mos i shijojnë më këto pije pas vitit 2050.

F.m
Shijojini sa jeni në kohë! Vera dhe shampanja mund të jenë
Shampanjë

TIRANË- Shijojeni sa keni mundësi, sepse shampanja mund të zhduket shumë shpejt nga qarkullimi. ClimateAI ka deklaruar se ndryshimi i klimës globale mund të kërcënojë pijen që përdoret masivisht nëpër festa. Llojet si “Pinot noir”, “Chardonnay” dhe “Merlot”, të cilat kanë në përbërje rrushin, shumë shpejt mund të mos i shihni që të shiten në dyqane.

Will Kletter, nënkryetar i operacioneve dhe strategjisë në ClimateAI, tha se ata që pinë shampanjë dhe verë, mund të mos i shijojnë më këto pije pas vitit 2050.

"Nëse jeni një konsumator që ka një preferencë të veçantë për një shishe verë nga një rajon i caktuar, atëherë unë do t'ju inkurajoja ta shijoni atë tani,”- tha Kletter.

Në mënyrë që shampanja të fitojë shijen e saj, duhet të ketë një kryqëzim të ditëve të ngrohta dhe me diell për shije të pasur dhe netë të freskëta për një shije acidike dhe të freskët.

Por ato netë të freskëta mund të "fillojnë të largohen" pasi klima globale vazhdon të ngrohet. Kjo i vë kultivuesit në një pozitë shumë të vështirë. Ata mund të vendosin të korrin rrushin më herët për të parandaluar atë që quhet mbipjekje, ose ta lënë atë të qëndrojë në hardhi dhe të rrezikojë që të mbipjeket, por ndoshta të ketë aciditet të lartë.

Disa kultivues do të detyrohen të zhvendosin biznesin e tyre për të kapur motin më të ftohtë. 

Poll

MOS HUMB