Aktualitet

FOTO/ Humbën jetën gjatë aksidentit me BMW në Itali, identifikohen dy të rinjtë shqiptarë

Marin Kola kishte udhëtuar drejt Italisë vetëm pak ditë më parë

E.K
FOTO/ Humbën jetën gjatë aksidentit me BMW në Itali,
Marin kola

ITALI- Janë identifikuar dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së shtunës, ku makina e tyre BMW u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.

Sipas mediave italiane, mësohet se dy shqiptarët që humbën jetën menjëherë janë Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27-vjeç, ndërsa një 28-vjeçar që udhëtonte me ta ka mbetur i plagosur rëndë.

Të tre shqiptarët, banues në periferinë jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Në fakt, të gjithë pa dokumente u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Zëri ka siguruar foton e njërit prej viktimave, Marin Kolës, i cili vetëm para pak ditësh kishte udhëtuar drejt Italisë.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se makina me të cilin ata po udhëtonin rezultoi të ishte e vjedhur dhe pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme, me flakët që kanë mbështjellë motorin dhe pjesërisht kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, pasi raportohet se po udhëtonin me shpejtësi tejet të lartë, rreth 200km për orë.

Nga kontrollet e kryera, makinës i janë vjedhur targat e një BMW X1 në Cassino ndërsa nga numri i shasisë është konstatuar se është vjedhur edhe BMW seria 4.

Po ashtu në makinë u gjeten sende të cilat shërbenin për vjedhje, si kamxhik elektrike, leva dhe mjete të tjera.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB