Qytetërim

Flori Mumajesi i del në krah Sarës: Je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky

Sara Gjordeni doli nga shtëpia e Big Brother VIP  pa e rrëfyer linjën e jetës së saj dhe përmes postimeve në rrjetet scoaile tregoi mënyrën se si ishte rritur, pa babain prezent dhe me të ëmën në emigrim.

F.m
\Flori Mumajesi i del në krah Sarës: Je motra ime dhe jo vajza e
Artur Gjordeni dhe Sara Gjordeni

TIRANË- Këngëtari dhe kompozitori Florian Mumajesi i ka dalë në mbrojtje ish-banores së Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni, e cila pati një ballafaqim me të atin që ka braktisur pa lindur ende. Në një postim në Instastory, Mumajesi ka zgjedhur të ndajë rrëfimin e babait të Sarës, Artur Gjordeni, i cili në një intervistë për TVA mohon deklaratat që e bija ka ndarë gjatë qëndrimit të saj në BBV dhe në rrjetet sociale.

Artur Gjordeni shprehet se Sara gënjen kur thotë se ai ka tentuar ta helmojë apo se i ka djegur shtëpinë.

“Ky e quan veten bab, mu si një e keqe…neveri. Sara Gjordeni, në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky,”- shkruan Flori në postim.

Flori Mumajesi i del në krah Sarës: Je motra ime dhe jo vajza e
Postimi i Flori Mumajesit

Sara Gjordeni doli nga shtëpia e Big Brother VIP  pa e rrëfyer linjën e jetës së saj dhe përmes postimeve në rrjetet scoaile tregoi mënyrën se si ishte rritur, pa babain prezent dhe me të ëmën në emigrim. Ish-Missi tregonte se në të dyja herët që e kishte takuar babain, ai e kishte dëmtuar atë. Njëherë i kishte dhënë të hante diçka që e kishte helmuar dhe herën tjetër i kishte djegur shtëpinë.

Ndërsa Artur Gjordeni pretendonte se është ndarë nga e ëma e Sarës, për shkak se ajo e tradhtonte duke hedhur poshtë akuzat se ka djegur banesën e tyre dhe se i ka nxjerrë nga shtëpia.

Poll

MOS HUMB