Qytetërim

Seks treshe? Sara Gjordeni: Nuk më intrigon, jam e para që Bardhi i ka çuar nënës në shtëpi

Ndërsa me menaxherin Jetmir Agaj, ajo thotë se pas konflikteve, Bardhi ka shkëputur çdo marrëdhënie me të.

F.m
Seks treshe? Sara Gjordeni: Nuk më intrigon, jam e para që Bardhi i ka
Meriton Mjekiqi, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi

TIRANË- Sara Gjordeni e cila la në mes aventurën e saj në Big Brother VIP, pasi u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka zbuluar disa detaje nga jeta pas daljes. Në një intervistë për podcastin “MeKast”, Gjordeni tha se Bardhi Idrizi, këngëtari me të cilin krijoi një marrëdhënie brenda BVVIP 3, e ka pritur në shtëpinë e tij në Kumanovë. Ish-Missi tregoi se ajo është vajza e parë që Bardhi i ka prezantuar të ëmës, sipas rrëfimit të bërë nga vetë këngëtari. Ndërsa me menaxherin Jetmir Agaj, ajo thotë se pas konflikteve, Bardhi ka shkëputur çdo marrëdhënie me të. Sara u pyet dhe për banorin Meriton Mjekiqi, nisur dhe nga afrimiteti që kanë pasur bashkë me Bardhin, nëse do të tentonte një eksperiencë për marrëdhënie seksuale treshe, por tha se nuk e intrigon një gjë e tillë.

Pjesë nga intervista:

Po marrëdhënia e Bardhit aktualisht me menaxherin?

Sara Gjordeni: Nuk kanë kontakt, jo

Je ti vajza e parë që Bardhi ka çuar në shtëpi?

Sara Gjordeni: Po ma ka thënë vetë. Më tha je vajza e parë që unë çoj tek nëna.

Po folloë pse nuk të bëri?

Sara Gjordeni: Bardhi nuk ka akses në instagramin e tij.

A ke bërë seks me Bardhin?

Sara Gjordeni: Kur

Kur ishe ne Kumanovë?

Sara Gjordeni: Jo, le ta lëmë mister

E ke pyetur ndonjëherë Bardhin ke bëre apo s’ke bërë treshe?

Sara Gjordeni: Këtë pyetjen nuk mund ta bëj sepse Bardhi beson shumë dhe praktikon fenë

Pse nuk lejohen treshet

Sara Gjordeni: Jo

Mirë se nuk dua të hamendësoj asgjë por ka shume njerëz që janë besimtarë por eksperimentojnë në seks. Sepse ai nuk ka një unazë apo kurorë martesore që duhet ta respektojë. Po ti do ta provoje njëherë?

Sara Gjordeni: O zot i madh! Jo nuk më intrigon

Në një univers paralel do ta konsideroje Meritonin?

Sara Gjordeni: Nuk është fare tipi im, jo Meritoni flet shumë. E kupton tani pse më pëlqen Bardhi sepse ai më balancon në jetën jashtë më vyen më shumë një tip si Bardhi

Poll

MOS HUMB