
TIRANË- Mesdita e sotme në "Big Brother Vip" ka vijuar me debate. Ndonëse i qëndroi afër kur u nda me Romeon, Ilnisa është shprehur sot se Heidi ka flirtuar me Meritonin, Alfion dhe Fationin dhe ka qenë gjithmonë në kërkim të një ndjenje duke insistuar.
“Tani të jap të drejtë ty Roza. Ajo vajza pa lidhje fare ka flirtuar me Meritonin. Ajo ka qenë këtu në kërkim të një ndjenje me insistim E bëri me Alfion, e di unë dhe disa banorë të tjerë. Me insistim shkonte flirtonte, i dilte para. Ai u hutua komplet as nuk gatoi më se e ndiqte gjithë kohën kjo. Iku Alfio, nisi me Fationin, i thoshte çfarë trupi ke”, tha ajo në bisedën me Rozën.
Sot ajo ka debatuar me Romeon duke i thënë se i vjen keq për të pasi, Heidi flirtoi me të gjithë djemtë e shtëpisë dhe në fund u bë e dashura e tij. Aktori i tha se është e turpshme që ajo të bëjë deklarata të tilla për një femër teksa e quajti shfrytëzuese.
Debati i plotë në videon më poshtë:
Vieë this post on Instagram
Romeo dhe Heidi kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në "Big Brother Vip". /ZËRI