Qytetërim

"Mendova se isha drejt fundit"/ Selena Gomez flet për shëndetin mendor

Artistja më pas shpjegoi se vetëm kur filloi të merrej me shëndetin e saj mendor kuptoi se sa e vështirë ishte ta kalonte e vetme këtë periudhë, pa familjen apo njerëzit që njihte. 

a.l
"Mendova se isha drejt fundit"/ Selena Gomez flet për
Selena Gomez

SHBA- Këngëtarja e njohur, Selena Gomez në një intervistë të dhënë së fundmi për SXSW ka folur për shëndetin e saj mendor në të kaluarën, periudhë të cilën ajo e përshkruan si mizore. 

“Më mërzit të dëgjoj gjërat që thosha për veten time në fillim të karrierës sime. Më mërzit. Unë mendoj se të gjithë mund të lidhen me atë ndjenjë. Është e rëndësishme të flisni me veten me mirësi. Por nuk mendoj se e kuptova këtë në fillim”, tha ajo.

Artistja më pas shpjegoi se vetëm kur filloi të merrej me shëndetin e saj mendor kuptoi se sa e vështirë ishte ta kalonte e vetme këtë periudhë, pa familjen apo njerëzit që njihte, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kishte njerëz që kujdeseshin për mua më shumë se unë për veten time dhe donin që unë të bëja gjëra për të cilat nuk isha gati. Isha në fundin tim. Doja të bëja gjërat në kohën që do të zgjidhja”, tha ai.

Ajo gjithashtu u shpreh se nuk mund ta detyrosh dikë të marrë trajtim nëse nuk është gati ta bëjë vetë.

Këngëtarja është duke shijuar romancën me Benny Blancon. /ZËRI

Poll

MOS HUMB