
Xhixhi Riva
ITALI- Futbolli italian në zi. Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare Xhixhi Riva. Ish-sulmuesi ishte dërguar me urgjencë në spital pas komplikacioneve shëndetësore dhe gjendja e tij ishte stabiliizuar, por jo për shumë kohë pasi ishte ndjerë sërish keq, moment që mbylli përgjithmonë sytë. Ai vdiq në qytetin e tij të lindjes, Cagliari.
Xhixhi Riva luajti 42 ndeshje me kombëtaren italiane, ku shënoi 35 gola. 79-vjeçari edhe sot e kësaj dite mbetet golashënuesi më i mirë. Riva fitoi kampionatin italian me një skuadër si Cagliari.
Në total Riva ka luajtur 376 ndeshje dhe ka shënuar 207 gola. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik, pritet ekspertiza mjekoligjore/ZËRI
Poll