Qytetërim

FIFA nis hetimet për thirrjet raciste të lojtarëve të Argjentinës

FIFA lajmëroi se po nis një hetim për thirrjet raciste të lojtarëve të Argjentinës pasi fituan Kupën e Amerikës.

Zeri

FIFA nis hetimet për thirrjet raciste të lojtarëve të

FIFA lajmëroi se po nis një hetim për thirrjet raciste të lojtarëve të Argjentinës pasi fituan Kupën e Amerikës.

“FIFA është në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale dhe incidenti është duke u shqyrtuar. FIFA dënon fuqishëm çdo formë diskriminimi nga kushdo, përfshirë lojtarët, tifozët dhe zyrtarët”, tha një zëdhënës i organit qeverisës të futbollit botëror.

Thirrjet u dëgjuan gjatë një videoje të postuar drejtpërdrejt në mediat sociale nga mesfushori i Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez nga autobusi i ekipit pas fitores së Kupës ndaj Kolumbisë në Miami të dielën.

Disa lojtarë, përfshirë 23-vjeçarin Fernandez, këndojnë një këngë që daton në finalen e Kupës së Botës 2022, në të cilën Argjentina mundi Francën.

Kënga synon ndër të tjera sulmuesin yll francez Kylian Mbappé dhe përfshin fyerje raciste dhe homofobike.

Chelsea njoftoi gjithashtu se nisi një procedurë të brendshme disiplinore kundër Fernandez për incidentin.

“Chelsea Football Club i gjen të gjitha format e sjelljes diskriminuese krejtësisht të papranueshme. Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim këtë si një mundësi për të edukuar", shtoi skuadra e futbollit.  

Federata Franceze e Futbollit (FFF) ngriti ankesë në FIFA për thirrjet të hënën. Presidenti i FFF, Philippe Diallo dënoi me vendosmërinë më të madhe komentet e papranueshme raciste dhe diskriminuese të bëra kundër lojtarëve të ekipit francez. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB