
ITALI- Fedez si kurrë më parë ka qenë i ngarkuar këtë verë, duke shijuar pushimet e tij verore dhe duke postuar në rrjetet sociale nga klubet më të mira italiane. Por, ndryshe nga muajt e parë të verës, reperi i njohur italian ndodhet prej disa ditësh në vilën e tij në Porto Cervo së bashku me fëmijët e tij.
Pasi dy fëmijët e tij përfunduan pushimet në Greqi me Chiara Ferragnin, ata tashmë po kalojnë kohë me babain e tyre. Fedez shkruan se është i lumtur për kohën që po kalon me ta dhe ka ndarë vazhdimisht foto dhe video me fëmijët e tij. Por, sërish ai nuk i ndal thumbimet edhe ndaj ish-parteneres së tij. Në një postim ai shkruan: “Nuk është bukur të zemërohesh sepse është bukur të jesh i lumtur”, duke cituar një frazë të vajzës së tij teksa luanin në divan.
Ai publikoi edhe disa fotografi të Leones dhe Vittoria-s duke fjetur së bashku, ku edhe shkruan: “Së bashku, të vetmet netë në të cilat demonët më lënë të fle”.



Fedez krahas jetës së tij të “shthurur” ka kaluar një kohë mjaft të vështirë me probleme shëndetësore dhe divorcin me Chiara Ferragni-n. Për të ka qenë një periudhë e vështirë, por siç është shprehur edhe ai vetë, me fëmijët përkrah çdo gjë është më e lehtë. /ZËRI